ARKATANA

Haradinaj kujton Agim Ramadanin: E kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin e kombit, Agim Ramadani-Katana, në 22-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se betejat bëhen nga heronjtë, ku ka kujtuar të rënët në thyerjen e kufirit mes shqiptarëve.

“Betejat bëhen nga Heronjtë. Kujtojmë sot trimat e UÇK-së, Heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala”, ka shkruar Haradinaj.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se Agim Ramadani e kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij.

“Të udhëhequr nga Agim Ramadani, luftëtari, artisti e shkrimtari që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij.

E liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj”, ka përfunduar Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.