Surpriza që befasoi Grida Dumën
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma, është ndodhur dje para një suprizë të këndshme.
E ftuar në Pogradec si folëse nderi, në projektin e UNESCO-s mbi zhvillimin e rajonit të Ohrit, zonja Duma mesa duket ishte “dekonspiruar” nga miq të saj dhe në pushim të Konferencës, të ftuarit i bënë një festë surprizë për ditëlindje, shkruan Panorama.al.
Pjesmarrësit ishin nga Universiteti i Korçës, deputetë nga Maqedonia, nga Universiteti i Strugës, etj, të mbledhur nga “Oda e Ideve”, të cilët arritën të gërshetojnë bukur një konferencë me nje festë ditëlindjeje.
Grida Duma, është një nga femrat më të zonja, por edhe më të bukura që ka politika shqiptare. Ajo vjen nga jeta akademike dhe u bë menjëherë një emër i njohur në politikë. Panelet politike, por edhe ato të temave sociale, ku ajo merr pjesë, kanë të garantuar audiencën, për shkak se debati nuk mungon, duke mos i hequr asgjë thelbit të diskutimit të cilat ajo di t’i bëjë shumë mirë. Zonja Duma mbushi dje 39vjeç, që do të thotë se rruga e saj në politikë do të jetë e gjatë, pasi jo vetëm formimi, por edhe koha punon në favor të saj.

