Nënkryetarja e LDK-së për Kurtin: Në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e pandemisë, po merret me çështjet në Shqipëri
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi e ka quajtur absurditet dhe veprim të paprecendent, sipas saj favorizimin e kandidatëve për deputetë të LVV-së në Shqipëri nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas Mjekiqit, në këtë kohë krize ekonomike e të pandemisë, Kurti duhet të dalë me një strategji për tejkalimin e kësaj situate e jo të merret me kandidatët për deputetë.
“Në kohë krize ekonomike, sociale e të pandemisë në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e kësaj situate, Kryeministri Kurti merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë duke favorizuar kandidatë për deputetë! Absurditet e veprim i paprecendent”, ka shkruar Mjekiqi në Facebook. /Zëri


