Eko Higjiena

Abdixhiku: Urime Vjosës, LDK do vazhdojë si opozitë përballë një pushteti gati absolut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës për përzgjedhjen e Vjosa Osmanit si president e vendit, është deklaruar përpara medieve.

Abdixhiku ia ka uruar postin e presidentit Osmanit, derisa ka thënë se subjekti politik të cilin ai kryeson do të vazhdojë t’ia bëjë opozitën shumicës parlamentare, të cilën e ka quajtur “pushtet pothuajse absolut”, shkruan Gazeta Express.

“Duhet të ushtroj rolin e saj kushtetues me dinjitet, duke i prëfaqësuar të gjithë, duke i konsultuar të gjitha partitë në vend duke lënë shejë të mirë. LDK nga ky moment e tutje, do vazhdojë rolin e saj opozitar përballë një pushteti pothuajse absolut”, ka thënë kreu i LDK’së.

Fundamenti

LDK’ja është partia e parë opozitare që ka qëndruar në sallë, në përjashtim të deputetëve Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti, në mënyrë që t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente të vendit.

Osmani, përgjatë fjalimit të saj në Kuvend të Kosovës pas betimit si e para e vendit, ka falënderuar në radhë të parë LDK’në për kontributin e procesit të shtetndërtimit në 21 vitet e fundit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.