United Hospital

Me një akademi përkujtimore nderohet veprimtari Sabit Rrudhani nga Rogana

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Nën patronatin e kryetarit të Komunës z.Begzad Sinani sot në 5 vjetorin e vdekjes Sabit Rrudhanit është mbajt akademia përkujtimore në shenjë nderimi për punën dhe kontributin e tij.

Sinani duke folur para pjesëmarrësve tha se në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Komunës së Kamenicës shpreh mirënjohjen dhe respektin për kontributin e dhënë nga Sabit Rrudhani i cili kishte guximin, vullnetin, dëshirën që t`i përgjigjej sfidave dhe nevojave të cilat ia kërkonte interesi kombëtarë dhe shtetërorë. “Ne përkundër vështirësive dhe sfidave po ecim, po ndërtojmë, po krijojmë, avancojmë dhe po forcojmë institucionet e shtetit të Kosovës ashtu siç e ëndërruan dhe e dëshiruan dëshmorët e kombit”.

Fjalë rasti patën edhe bashkëveprimtarët e tij kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku, Bajram Kryeziu, Isa Kryeziu dhe Bajram Kallaba.

ARKATANA

Në këtë akademi morën pjesë krerët e institucioneve komunale, drejtorë, delegat, lider të partive politike, profesorë, bashkëveprimtarë, veteran të UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.

Në fund të akademisë përkujtimore u zbulua pllaka përkujtimore dhe u vendosën kurora lulesh nga familja e veprimtarit, institucionet komunale, bashkësia lokale dhe qytetarë të Roganës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.