Uji Dea

Magbule Shkodra, gjilanasja që po e fuqizon Aleancën e Gruas në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Magbule Shkodra që ka prejardhje nga Anamorava ka një vit që ndodhet në krye të Aleancës së Gruas në kuadër të AAK-së dhe për këtë periudhë ajo ka arritur që me eksperiencën e saj ta fuqizojë dhe mobilizojë AAK në përgjithësi, duke i dhënë një legjitimitet të fuqishëm edhe rolit të gruas në vendimmarrje.

Magbule Shkodra është një kuadër i shkolluar në Angli, me prejardhje nga Anamorava. Edhe pse atje ka pasur kushte ekstra për punë e jetesë, kjo nuk e ka penguar që të kthehet në Kosovë dhe të jap kontributin e saj në politikë.

Shkodra tani ndodhet në krye të Aleancës së Gruas dhe për një periudhë shumë të shkurtër ajo thotë se ka arritur ta mobilizojë gruan brenda këtij subjekti politik.

Shkodra për rajonipress thotë se për një vit ka sjellur njerëz të rinj në AAK, ka ofruar femra e gra të të gjitha profileve.”Unë asnjëherë nuk i jam frikësuar konkurrencës e as rivalitetit. Përkundrazi këtë e kam parë si të dobishme brenda një subjekti politik. Ky koncept edhe më ka ndihmuar që të sjellë kuadro të shumta në AAK” shprehet Shkodra.

UBT

Ajo thotë se roli i gruas në AAK është fuqizuar jashtëzakonisht shumë. “Gruaja në AAK ka një rol të madh sepse ne jemi shumë aktive dhe punojmë sikur të ishim në kohë fushate. Unë jam në teren çdo ditë dhe po mundohem që të kontaktojë të gjitha shtresat, edhe ata që nuk janë në AAK”.

Shkodra thotë se synimi i saj është që AGK të fuqizohet dhe të jetë pjesë e vendimmarrjes, në institucione e asamble komunale. “Me këtë Qeveri që kemi asnjëherë s`do të ketë përfaqësim të femrës në institucione. Femrat po diskriminohen dhe nëpërkëmbën nga koalicioni LDK- PDK” shprehet ajo.

Shkodra tha se AAK e dinë saktë se në shtator ose tetor do të shkohet në zgjedhje dhe se ajo dhe ekipi i saj vazhdimisht janë në teren dhe në kontakte të përhershme me publikun. “AAK-ja i duhet popullit të Kosovës sikurse edhe Ramush Haradinaj i duhet Kosovës. Vetëm zoti Haradinaj ka fuqi politike për tu përballur me sfidat e shumta që e presin Kosovën” tha Shkodra.

Ajo thotë se edhe në Anamoravë do të mundohet që ta fuqizojë Aleancën e Gruas./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.