Szunyog: BE-ja kontribuesi kryesor i iniciativës COVAX
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se Bashkimi Evropian është një nga kontribuuesit kryesor të COVAX-it i cili ka për qëllim të furnizojë vendet e varfëra me vaksina anti-COVID.
Përmes një shkrimi në Twitter, Szunyog bëri të ditur se sot në Kosovë kanë ardhur 24 mijë vaksinat e para, ndërsa ka ftuar qytetarët që të vaksinohen.
“Sot, mbërritën në Prishtinë 24 mijë dozat e para të vaksinave kundër COVID-19 nga COVAX. Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare, duke vepruar së bashku si #TeamEurope, janë mes kontribuuesve kryesorë të COVAX-it. #VaccinesWork #Vaksinohu #”, ka shkruar ai./Zëri

