Fundamenti

Ambasadori gjerman në Kosovë për vaksinat: Lajm i shkëlqyeshëm

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave ‘Astra Zeneca’ nga Aleanca Gavi COVAX në Kosovë.

Rohde e ka cilësuar lajm të shkëlqyeshëm arritjen e vaksinave në Kosovë, ndërsa ka premtuar se mbështetja për Kosovën do të vazhdojë, transmeton Gazeta Express.

“Lajm i shkëlqyeshëm që kontingjenti i parë i vaksinave COVAX mbërrijti në Kosovë! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje”, ka deklaruar ai.

ARKATANA

“Çdo e treta euro në COVAX sigurohet nga Europa, çdo e pesta nga Gjermania. Ky është solidaritet ndërkombëtar në veprim. Vazhdoni punën e madhe Unicef”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Kontingjenti i parë i vaksinave që erdhi sot në Kosovë përfshinë 24 mijë doza “Astra Zeneca”, ndërsa të tjera janë paralajmëruar se do të vijnë në ditët në vazhdim. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.