UBT

Kurti: Po punojmë ditë e natë që t’i sigurojmë vaksinat anti-Covid

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Albin Kurti, pas telefonatës së marrë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se po punojnë ditë e natë për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Një deklarim të tillë Kurti e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, derisa tha se von der Leyen ka shprehur përkushtimin e saj për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Sot pranova një thirrje telefonike nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila konfirmoi angazhimin e BE’së për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar në postimin e tij Kurti.

Fundamenti

“Kosova nuk ka marrë asnjë deri më tani, kështu që ne po punojmë ditë e natë për t’i siguruar ato”, shkruhet tutje.

Për mbështetjen e BE’së për sigurimin e imunizimit të kosovarëve ndaj koronavirusit përmes vaksinës ka folur vetë presidentja e KE’së. Von der Leyen, nëpërmjet një postimi ka thënë se do shpërndahen vaksina për punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.