UBT

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do ta kryejmë edhe hapin e tretë për konstituimin e institucioneve

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kryeministri Albin Kurti së bashku me deputeten Vjosa Osmani kanë vizituar sot Krushën e Madhe në 22 vjetorin e masakrës në këtë fshat, shkruan Gazeta Express.

Atje Kurti është pyetur edhe për thirrjen e seancës për zgjedhjen e presidentit.

Kurti tha se edhe ky hap i konstituimit do të kryhet, duke mos dhënë më shumë detaje se kur do të thirrët kjo seancë.

Fundamenti

“Do ta kryejmë edhe hapin e tretë shumë të rëndësishëm të konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë, por sot këtu me presidenten në ardhjen jemi këtu për t’i kujtuar të rënët dhe martirët në Krushën e Madhe”, ka thënë Kurti.

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.

22 vite më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.