ARKATANA

Hoxhaj: Presim formimin e shpejtë të Qeverisë, por nuk do ta votojmë Osmanin për presidente

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si dhe deputeti Enver Hoxhaj ka thënë se presin nga Lëvizja Vetëvendosje që sa më shpejt të formojnë Qeverinë e Re, ndërsa tha se nuk do ta votojnë për presidente Vjosa Osmanin.

Hoxhaj në një prononcim për media tha se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë marr mandatin nga zgjedhjet e 14 shkurtit për formimin e institucioneve të reja, mirëpo siç u shpreh ai nuk do të pranojnë të votojnë një kandidatë ose kandidate për president/e për interesat e tyre personale.

“Presim nga Kurti dhe LVV-ja që të vazhdojnë punën edhe me formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Por dua të jem i qartë që ne nuk pranojmë që interesat e saj ose tij personale të na i sheh si institucionale…Ta bëni dallimin se nuk jemi ent i punësimit as departament i resurve humane…Nuk do të jemi bashkëpuntor për ambicie personale dhe të presim se kush në cilën karrige do të ulet. E ftojmë koalicionin e ardhshëm të qeverisë mos të bëj obstruksion, pasi këtu askush s’duhet të llogarit në PDK për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Hoxhaj.

ARKATANA

Hoxhaj po ashtu tha se në konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk pati dhunë e as gaz lotësjellës.

“Sot nuk pati dhunë, tym e gaz në Kuvend. Pati një kuvend demokratike. Ashtu siç është konstituuar Kuvendi të zgjidhet dhe qeveria”, tha ndër të tjera Hoxhaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.