Uji Dea

Pritjet e Bashkimit Evropian karshi Kurtit e Osmanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i mirëkupton prioritetet që i kanë dyshja Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, por thekson se në Bruksel po presin që çështja e dialogut me Serbinë të trajtohet gjithashtu me seriozitet.

“Qeverinë e re presin shumë sfida, normalisht qe prioritet i kësaj Qeveria do të jetë lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, siç edhe e kanë theksuar vazhdimisht Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Për në anën tjetër, ne në Bruksel presim që procesi i dialogut të trajtohet me seriozitet”, tha raportuesja për Kosovën në PE.

Europedeputetja, Von Cramon, e ka përshendetur letrën e Joe Biden dëguar presidentit Serb, Aleksandr Vuciq, për të cilën thotë se është sinjal i mirë edhe për Bashkimin Evropian.

ARKATANA

“Ju e keni parë letrën që Presidenti Biden, i’a ka dërguar presidentit Serb Aleksandër Vuciq, dhe i’a ka bërë të qartë se cfarë pret nga ky dialog. Kjo mbështetje direkte nga SHBA-të, është sinjal i mirë edhe për Bashkimin Evropian, por mos ta harrojmë që pala kosovare dhe ajo serbe janë duke dialoguar, dhe ato duhet të jenë të përkushtuara”, ta ajo.

Von Cramon, thotë se Kosova ishte në presion të madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj edhe nuk kishte zgjidhje tjetër për vendosjen e ambasadës se saj në Jeruzalem. Ajo nuk pret që Qeveria ardhshme ta ndryshoj këtë vendim.

“Qeveria e kaluar, e ka bërë atë marrëveshje, në të cilën kanë vendosur që ta hapin ambasadën e Kosovës në Jeruzalem. Është mëse e kuptueshme nëse Qeveria e ardhshme ndjehet e obliguar ta respektoj këtë marrëveshje, sepse nuk mund ti hedhin poshtë të gjitha punët që janë arritur nga qeveria e kaluar. Ishte një presion shumë i madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj deri diku është edhe e kuptueshme vendimin që e ka marrë Kosova, por qëndrimi i Bashkimit Evropian është ndryshe për këtë çështje”, tha von Cramon, raporton RTVD/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.