Hidromorava

BE: Personat me sindromën Down në Kosovë patën pengesa të mëdha në shërbime gjatë pandemisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zyra e BE-së në Kosovë, për Ditën Botërore të Sindromës Down, ka riafirmuar angazhimin e saj për shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të arritshme për të gjithë.

Përmes një postimi në Facebook, Zyra e BE-së thotë se personat me sindromën Down në Kosovë përballen me paragjykim e mungesë të kujdesit institucional, qasje në shkollë e punë, prandaj, duhet të ndërmerren hapa konkretë për të respektuar, mbrojtur dhe promovuar të drejtat e të gjithë personave, raporton Zeri.info.

Mobi Casa

“Sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, BE-ja në Kosovë riafirmon përkushtimin e saj drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të arritshme për të gjithë. Njerëzit me Sindromën Down përballen me pengesa të shumta, nga paragjykimi dhe stigmatizimi, mungesa e kujdesit të duhur institucional, qasja në shkollë dhe në tregun e punës. Kjo është edhe më e shprehur në kohët e COVID-19, pasi njerëzit me Sindromën Down preken në mënyrë të pabarabartë për shkak të përkeqësimit serioz të shërbimeve në të cilat ata mbështeten. Duhet të ndërmerren hapa konkretë për të respektuar, mbrojtur dhe promovuar të drejtat e të gjithë personave. Ligjet dhe politikat në fuqi në Kosovë duhet të zbatohen për të siguruar zgjidhje gjithëpërfshirëse, të barabarta dhe të qëndrueshme për njerëzit me Sindromën Down”, ka thënë Zyra e BE-së në Kosovë përmes një postimi në Facebook.