Uji Dea

Në Gjilan nis dezinsektimi hapësinor, si masë mbrojtëse nga insektet‏

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fazës së parë të dezinsektimit të hapësirave publike në Gjilan, në mënyrë që të bëhet eliminimi i insekteve të cilat janë pengesë për qytetarët, veçanërisht gjatë kohës së verës, kur edhe lajmërohen në hapësirë gjithandej insekte të ndryshme.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka thënë se në këtë fazë nis dezinsektimi për të vazhduar më vonë edhe me dezinfektim dhe deratizim.

“Si Drejtori kemi bërë të gjitha përgatitjet që të nisë faza e parë e dezinsektimit hapësinor. Është bërë evidentimi i zonave më të ndjeshme, zona në të cilat do të ketë kujdes më të veçantë. Problematike janë kryesisht zonat në afërsi të lumenjve, por gjithashtu në përgjithësi gjithë hapësira. Intervenimi do të përfshijë gjithë qytetin dhe fshatrat e Gjilanit, në mënyrë që qytetarët të mos kenë këtë problem. Ndërsa, në fazat tjera do të bëhet edhe dezinfektimi i objekteve publike dhe deratizimi”, ka thënë shkurtimisht drejtori Hajdullahu.

Mobi Casa

Ai ka informuar se kompania e cila do të bëjë kryerjen e punimeve është me kontratë kornizë, ndërkaq afati i kontratës është për tre vjet.

Hajrullahu ka apeluar tek të gjithë bletarët, që për dy – tri ditë ti mbajnë të mbyllura bletët, ngase material me të cilën bëhet dezinsektimi, është e dëmshme për bletët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.