UBT

Cramon: Kosova t’i kthehet dialogut, Serbia ta njohë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon beson se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në dialog dhe në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Von Cramon ka thënë se nëse Kosova nuk dëshiron të humb perspektivën evropiane atëherë qeveria Kurti duhet ta vendosë dialogun si prioritet.

“Nëse Kosova nuk dëshiron të humb perspektivën e saj evropiane, atëherë dialogun me Serbinë duhet të jetë në prioritet e Albin Kurtit dhe qeverinë e re”, tha ajo, raporton Deutsche Welle, transmeton Gazeta Express.

UBT

Eurodeputetja ka dërguar mesazh edhe tek Vuçiq, se njohja e Kosovës është kusht për progres në rrugën evropiane.

“Njohja e Kosovës është një kusht për progres të mëtutjeshëm në negociatat mes Serbisë dhe BE-së. Kjo ka qenë e qartë për Beogradin. Shpresojmë që kjo do të ketë efekt në Beograd. Ka disa sinjale në këtë drejtim. Presidenti Vuçiq njëherë ka thënë se një ditë do të ketë disa gjëra që Serbia do të duhet t’i përbijë të cilat nuk do t’i pëlqejnë atij. Pyetja është se kur ai pozicion do të jetë i mundur të ketë përkrahjen më të madhe në vend”, tha Von Cramon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.