FIDANISHTJA

Dardanapress promovon Trashëgiminë Kulturore të Komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Organizata Joqeveritare Dardanapress në kuadër të projektit “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore” mbështetur nga komuna e Kamenicës përkatësisht nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka organizuar trajnime dhe debate me nxënësit e shkollave në Komunën e Kamenicës.

Stafi i Dardanapress-it, ditë më parë ka përfunduar trajnimin në Shkollat e Komunës së Kamenicës lidhur me Trashëgiminë Kulturore,në shkollat : “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë, “Selver Kryeziu“ Roganë, ”Skenderbeu” Hogosht, “Avni Rrustemi” Karaçevë e Epërme. Nxënësit janë njoftuar me vendbanimet e hershme duke përfshi kalatë, objektet e kultit Islam dhe krishterë, trashëgiminë natyrore dhe kulturore, gjetjet arkeologjike si dhe veshjet tradicionale. Gjatë trajnimeve nxënësve u janë shpërnda fletushkat e përgatitura nga organizata Dardanapress.

UBT

Përveç trajnime në debatet e organizuara është debatuar për gjendjen e momentale të vendbanimeve dhe objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës.

Si rekomandime të dala nga këto takime janë: Restaurimi dhe mirëmbajta e objekteve të trashëgimisë kulturore, mbledhja e artefakteve dhe hapja e një muzeu etnologjike në Kamenicë, hulumtimi arkeologjike në territorin e komunës, krijimi i një data baze me shënimet e trashëgimisë kulturore të Komunës së Kamenicës si dhe organizimin e vizitave, ekskursionit një ditor të nxënësve të klasave te nënta vendbanimeve dhe objekteve të Trashëgimisë Kulturore në territorin e Komunës tonë./rajonipress/