Pa e depolitizuar drejtësinë, reforma e dështuar
Gjykatat dhe prokuroritë, me sfida të shumta. Nevojitet rishikimi i Kushtetutës dhe i ligjeve kryesore
Sipas Baraliut, propozimi dhe mënyra e zgjedhjes dhe e përzgjedhjes së anëtarëve të KGJK-së dhe Ligjit për prokuroritë e shtetit, po ashtu të Këshillit Prokurorial, dhe funksionimi i tyre është joadekuat, ngase ndikimi i politikës është i drejtpërdrejtë dhe kësisoj edhe marrëveshjet e mundshme shpeshherë të partive në Parlament, jo vetëm të atyre parlamentare, por edhe të atyre pozitë- opozitë, janë të tilla që dukshëm ndikojnë edhe në cilësinë e të zgjedhurve të këtyre organeve, si dhe në funksionimin e tyre, sidomos ndikon në dobësimin e efikasitetit të gjyqësorit
Drejtësia në Kosovë po vazhdon të jetë në gjendjen e njëjtë të vetënumërimit dhe, siç duket, assesi nuk po mund që të dalë nga rrethi vicioz ku është futur tash e një kohë të gjatë, ngase ndërhyrjet nga grupet e caktuara të interesit, por edhe nga politika, nuk po e lënë atë që të frymojë lirshëm, që të funksionojë në mënyrë të pavarur, por as që të rrisë efikasitetin e saj. Në këtë drejtim, pos të tjerash, po mungon edhe iniciativa, por edhe vullneti i institucioneve tona për të bërë reforma në drejtësi.
Porse, a do të iniciohet dhe fillohet edhe në Kosovë një reformë rrënjë- sore e drejtësisë dhe nga e para, ngjashëm sikurse ajo që po bëhet në Shqipëri, flasin njohësit e kësaj fushe. Analisti politik dhe juridik, Mazllum Baraliu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se as në Shqipëri reforma e gjyqë- sorit dhe drejtësisë, por edhe gjendja atje nuk është më e avancuar se te ne.
Por, pavarësisht kësaj, Baraliu thotë se, përkundër gjithë përpjekjeve që janë bërë si të bashkësisë ndërkombëtare, përmes administratës së UNMIK-ut, si edhe të qeverive dhe institucioneve tona të njëpasnjëshme, ato nuk kanë arritur që të bëjnë një reformë të mirë- filltë në drejtësi, por as në gjyqësi, “prandaj reforma duhet dhe është më se e domosdoshme dhe pikërisht, sikurse edhe në Shqipëri, do të duhej mbase të ndodhte rrënjë- sisht, duke filluar nga ndryshimet kushtetuese sikur atje që mekanizmat e funksionimit të gjyqësorit dhe drejtësisë si një pushtet i pavarur dhe si një korpus institucional do duhej të ndryshoheshin dhe të reformoheshin në tërësi”./kosova sot/


