ARKATANA

Bleona Qereti i rrëzon përtokë të gjithë me bukurinë e saj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ylli i muzikës Bleona Qereti, si përherë vazhdon të jetë në formë dhe me linja për t’u pasur zili, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja ka gjithmonë një mënyrë për ta tërhequr publikun dhe për t’ia marrë zemrën.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në llogaritë sociale, ku është shfaqur tejet seksi dhe e veshur me shumë stil, saqë i ka rrëzuar përtokë të gjithë me bukurinë e saj.

Fundamenti

Fotografitë e saj marrin mijëra pëlqime dhe komente në rrjetet sociale.

Përveçse këngëtare, Bleona ka sfiduar veten edhe në aktrim: Në vitin 2012 me një paraqitje në një episod të “True Justice” të Steven Seagal. Në 2017, ajo zbarkoi një rol së bashku me Dolph Lundgren në “Dead Trigger”. Një vit më pas, Bleona u shfaq në filmin “#211”, krahas aktorit Nicolas Cage. Bleona shfaqet si Nova në serinë e “Paper Empire” që do të jetë dhe roli i saj i parë i madh së bashku me Wesley Snipes, Denise Richards, Robert Davi dhe Anne Archer.