Hidromorava

“Lufta në Kosovë ishte fillimi i një rendi të ri botëror”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Historiani Kurt Gritsch, me rastin e publikimit të veprës “Lufta për Kosovën”, ka thënë se kjo luftë paraqet fillimin e rendit të ri botëror.

“Kosova ka qenë në fillim një luftë në të cilën NATO e kishte autorizuar veten të veprojë jashtë kufijve të Aleancës. Kosova është fillimi i luftërave të reja, që pasuan me ndërhyrjet tjera jashtë vendit, si në Maqedoni, në Afganistan, në Irak ku nuk kanë marrë pjesë të gjithë anëtaret e NATO-s, dhe më pas në vitin 2011 në Libi ku vërehet zgjerim në Lindje i NATO-s – që vazhdon nga vitet e nëntëdhjeta e deri në ditët e sotme në një rivalitet me Rusinë. Disa thonë se kjo është ringjallja e Luftës së Ftohtë. Por, mbi të gjitha nisja ishte te lufta e Kosovës”, ka deklaruar Gritsch, transmeton Telegrafi.

Ai në këtë libër ka theksuar se ndërhyrja në vitin 1999 në Kosovë e kishte shndërruar NATO-n nga një mision “mbrojtës” në një aleancë “ndërhyrëse”.

Hidromorava

“NATO në prill të vitit 1999, me rastin e pesëdhjetëvjetorit të themelimit, ka zgjeruar konceptin e saj. Në pjesët vendimtare kishte kaluar nga faza mbrojtëse në atë sulmuese”, ka shtuar Gritsch.

Ai ka shkruar në libër se Sllobodan Millosheviqit i kishte pranuar kushtet e vëna pas 78 ditëve të bombardimvee – përveç njërit.

“Ai nuk e kishte pranuar kushtin që trupat e NATO-s të okupojnë Serbinë dhe Kosovën. Në Marrëveshjen e Rambujesë thuhej se NATO-ja në gjithë Jugosllavinë mund të lëvizte lirshëm. Edhe nëse Jugosllavia, pra Serbia do të ishte obliguar të paguajë për akomodimin dhe qëndrimin e trupave të NATO-s, ato trupa – si në gjithë botën – nuk do të binin nën juridiksionin e vendit në të cilin ishin vendosur, por do të vepronin sipas rregullave të veta. Këtë kusht Millosheviqi në fund nuk është ka dashur ta pranojë”, thotë Gritsch. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.