Eko Higjiena

Palmer për Kurtin: Kam respekt të jashtëzakonshëm për të, mendoj që ai vë interesat në të mirë të Kosovës mbi të gjitha

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendës ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë “RTV Dukagjini” ka folur për kryeministrin në ardhje të Kosovës, Albin Kurti.

Palmer u shprehë se e njoh Kurtin që një kohë të gjatë dhe se ka një respekt të jashtëzakonshëm për të, transmeton Indeksonline.

“A është Kurti si partner politik të përshtatshëm? Nëse me të përshtatshëm mendoni dikë që është i gatshëm për të punuar krap për krahu me ShBA-të, për të ndihmuar në avancimin e të ardhmes më të mirë për popullin e Kosovës, absolutisht po. Kemi pasur marrëdhënie të mirë me Kurtin kur ishte kryeministër më parë. E njoh Albin Kurtin kohë të gjatë. Njihemi me vite të tëra. Kam respekt të jashtëzakonshëm për të. Sigurisht mendoj që ai vë interesat në të mirë të Kosovës mbi të gjitha dhe mirëpres mundësinë të punoj me të dhe qeverinë e tij për prioritetet tona të përbashkëta”.

ARKATANA

“Kam dëgjuar nga Kurti dhe të tjerët nga Vetëvendosja se prioritet e tyre janë përpjekjet kundër korrupsionit, transparenca, qeverisja e mirë, t’i rregullojnë çështjet në Kosovë dhe sinqerisht mendoj se kjo është e hatashme. Këto janë edhe prioritet tona. Kemi punuar për këto çështje kohë të gjatë, do të jemi partner të mirë në këto përpjekje të qeverisë së ardhshme. Do të punojmë politikisht, do të punojmë me ta në programe. Duam t’i shohim këto çështje duke ecur përpara. Në të njëjtën kohë, bota nuk do të ndalet për të pritur Kosovën që të punojnë në këto prioritete. Do të ketë nevojë që Kosova të angazhohet edhe në politikën e jashtme, përfshirë edhe në veçanti në dialogun me Beogradin”.

“Jam mjaft i bindur se qeveria e Kosovës, që Kurti dhe qeveria e tij do të jenë plotësisht të aftë për t’u angazhuar me fqinjët, për t’u angazhuar në politikën e jashtme edhe përderisa punojnë në çështjet e brendshme”, u shprehë ai./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.