ARKATANA

Për dy vjet, na njohu vetëm Antigua dhe Barbuda

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Këtë krizë të njohjeve, përfaqësues të opozitës dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare e shohin si pasojë të qeverisjes së keqe të Kosovës, humbjes së imazhit ndërkombëtar dhe mungesës së një diplomacie aktive me plan konkret veprimi.

Paralajmërimet e herëpashershme, që vinin në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e që përbënin top-lajm për mediet, ka kohë që janë harruar. Republika tani po përjeton hiç më pak se dy vjet stagnimi të plotë të marrjes së njohjeve të reja.

Ka dy vjet, që thuajse asnjë shtet i ri nuk po e njeh Republikën e Kosovës, derisa kemi shumë shëtitje jashtë vendit të zyrtarëve të lartë të shtetit, ish-kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, tash president Hashim Thaçit, ish-presidentes Jahjaga dhe kryeministrit Mustafa, ndërsa asgjë mangët nuk është duke e lënë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Megjithatë, njohje të reja për Kosovën nuk ka.

FIDANISHTJA

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme figuron raporti, sipas të cilit Kosova ka pranuar për tetë vjet 111 njohje, dhe në këtë mënyrë thuhet se është arritur qëllimi për të pasur më shumë se 100 vende që e njohin Kosovën. Gjatë vitit 2014 Kosova ka pranuar 5 njohje të reja. Njohja e fundit në vitin 2014 ka ardhur nga Ishujt Solomon, më 30 gusht të vitit 2014, kurse në vitin 2015 kemi vetëm një njohje, më 20 maj të vitit të kaluar nga Antigua dhe Barbuda.

Imazhi i përkeqësuar

Këtë krizë të njohjeve, përfaqësues të opozitës dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare e shohin si pasojë të qeverisjes së keqe të Kosovës, humbjes së imazhit ndërkombëtar dhe mungesës së një diplomacie aktive me plan konkret veprimi. Ismail Kurteshi, deputet nga lëvizja ‘VETËVENDOSJE’, thotë se janë tri arsye që po e pengojnë njohjen e Kosovës nga vende të reja. “Imazhi i keq i Kosovës, që dominon sot në botë, për shkak të udhëheqjes së korruptuar dhe të inkriminuar në veprime të ndryshme ilegale, por edhe sjelljet jo të mira të disa qytetarëve në vendet e ndryshme Evropiane. Angazhimi dhe ndikimi i Serbisë që ta pengojë njohjen e Kosovës nga vendet e tjera dhe pranimin e vendit tonë në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtarë, por edhe sjellja e udhëheqësve aktualë të Kosovës me Serbinë, si me një pronar të Kosovës, e jo si një shtet fqinj. Përndryshe, si mund të shpjegohet negocimi i çështjeve të brendshme me një fqinj. Paaftësia e qeveritarëve, e sidomos Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të lobuar dhe bindur të tjerët që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Në fund të fundit, këta që nuk po e respektojnë pavarësinë e vendit të vet, si mund t’i bindin të tjerët ta pranojnë atë”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.