Uji Dea

Serwer: Ambasada e Kosovës të mos vendoset në Jerusalem – gjëja kryesore është njohja nga Izraeli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti i njohur i çështjeve ballkanase, Daniel Serwer ka komentuar marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Server, ka dalë kundër që ambasada e Kosovës të vendoset në Jerusalem.

“Unë personalisht preferoj që ambasada të mos vendoset në Jerusalem – gjëja kryesore është njohja nga Izraeli, kjo ia vlen diçka”, tha ai.

Tutje Server ka përdorur gjuhë të ashpër ish-emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e quajtur “budalla.

Sipas tij, Grenell ndikoi në rrëzimin e qeverisë Kurti.

United Hospital

“Grenell nuk e pëlqen Kurtin sepse ai këmbënguli saktësisht në reciprocitet në marrëdhëniet me Serbinë, megjithëse ai gjithashtu tregoi një farë fleksibiliteti mbi tarifat. Grenell është një budalla. Ai punoi shumë për ta hequr Kurtin nga kryeministria herën e fundit. Kjo e ndihmoi Kurtin të arrijë një fitore të madhe”, tha ai për RTVD, njofton Telegrafi.

Ndërkaq, Ish-këshilltari i lartë i DASH-it dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, David Philips tha se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk duhet marrë udhëzime nga Brukseli, Washingtoni apo Ankaraja se ku duhet vendosur ambasada.

“Kritikat nga çdo qeveri e huaj nuk janë të rëndësishme për vendimin që duhet ta marrë Kosova. Është shumë pozitive që Izraeli dhe Kosova po vendosin marrëdhënie diplomatike. Sa i përket ambasadës kjo i takon Kosovës, se ku dëshiron ta vendosë dhe se Kosova nuk duhet të nxitohet për të marrë një vendim”, shprehet ai.

Më tej, thekson se Kosova nuk e ka me detyrim ta zbatojë marrëveshjen e arritur në Washington./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.