UBT

Në Sllatinë të Epërme finalizohen projektet e asfaltimit të rrugëve e të lagjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Sllatinë të Epërme të Komunës së Vitisë, ka filluar, sot, asfaltimi i rrugëve të lagjeve të këtij lokaliteti.

Punimet në asfaltimin e rrugëve të lagjeve të fshatit Sllatinë, i ka inspektuar nga afër edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili me këtë rast ka biseduar edhe me banorët e këtyre lagjeve, rreth këtyre punimeve. “Kemi përshpejtuar dinamikën e punimeve në asfaltimin e rrugëve në lagje të ndryshme, si dhe rrugëve tjera që lidhin fshatrat, pasi numri i projekteve të kësaj natyre gjatë këtij viti, është shumë i madh dhe duam që gjitha këto projekte të përfundojnë në afatin optimal”, ka thënë kryetari Haliti.

Mobi Casa

Kurse, banorët e rrugës “Saqip Hoxha”, projektin e asfaltimit të kësaj rruge, e shohin si një nga projektet më me prioritet për ta, pasi sipas tyre deri më tani ata janë ballafaquar me problem të shumta në qarkullim të njerëzve dhe automjeteve. Edhe banorët e rrugës “Azemi” u shprehen të kënaqur me investimin që e ka bërë komuna e Vitisë, sot në asfaltimin e kësaj rruge.

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë, krahas rrugës “Saqip Hoxha’ janë asfaltuar edhe rrugët “Muhabi Nuhiu” dhe “Azemi”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.