United Hospital

Infektologu Sadiku: Shtrëngimi i masave antiCOVID do të jetë i dëmshëm për shëndetin mendor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Infektologu i Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka thënë se situata me COVID-19 po vazhdon të jetë shumë problematike.

Sadiku ka thënë se qytetarët duhet të respektojnë masat mbrojtëse antiCOVID në mënyrë që të mos kthehen masat shtrënguese, transmeton Telegrafi.

“Në njërën anë kemi luftën për të shtuar numrin e të vaksinuarve i cili po has në shumë vështirësi dhe në disa shtete kemi pasur rritjen e rasteve të reja dhe disa shtete të cilat i kanë rritur masat shtrënguese”, ka thënë ai.

Infektologu ka pohuar se shtrëngimi i masave antiCOVID do të ishte e dëmshme edhe për shëndetin mendor dhe jo vetëm për zhvillimin ekonomik.

“Duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk ka filluar vaksinimi dhe duke pasur parasysh se kemi pasur rritje të rasteve javën e fundit do të duhet që të vazhdoj respektimi i masave parandaluese me qëllim që të mos kthehen masat shtrënguese të cilat do të ishin të dëmshme edhe për shëndetin mendor dhe jo vetëm, edhe për zhvillimin ekonomik”, ka shkruar ai në Facebook.

FIDANISHTJA

Sadiku ka pohuar se qytetarët duhet kontribuojnë në parandalimin e rritjes së rasteve të reja.

“Prandaj duhet secili nga të kontribuojmë në parandalimin e rritjes se rasteve të reja duke:Përdor maskën, mbajtje distancën, mbaje higjienën personale”.

Tutje, ai ka shkruar se “Ne kemi ditur që me sjelljen tonë të kontribuojmë në zvogëlimin e rasteve të reja me COVID 19, sepse ashtu shpëtojmë jetë dhe kontribuojmë në zhvillim ekonomi”.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 467 raste të reja me coronavirus dhe numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 608. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.