Fundamenti

Tandemi Berlin-Paris: Të krijohet shpejtë qeveria e të zgjidhet presidenti, ne jemi gati për të mbështetur vazhdimin e dialogut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjermania dhe Franca përmes një komunikate të përbashkët pas zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë përgëzuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për rezultatin, derisa kanë kërkuar që sa më shpejtë të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet presidenti i Kosovës, raporton Gazeta Express.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka publikuar në rrjetin social Twitter këtë komunikatë ku thuhet se presin që të formohet qeveria dhe të vendoset për presidentin sapo të finalizohen rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Gjermania dhe Franca do të përkrahin Kosovën në agjendën lidhur me reformat ku përfshihet forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Uji Dea

“Së bashku me BE-në ne do të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID 19”, thuhet në këtë komunikatë.

Dy shtetet janë shprehur të gatshëm që të mbështesin vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ky qëndrim i përbashkët i Francës dhe Gjermanisë, vjen pas demarshit që më 24 mars të vitit 2020 i kishin dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hequr dorë nga mocioni për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.