HW

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria me politikë të jashtme të koordinuar dhe rrugë të përbashkët euroatlantike

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Ferit Hoxha ka deklaruar sot se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të karakterizuara nga një bashkëpunim i ngushtë dhe i vazhdueshëm institucional, duke theksuar koordinimin e plotë në politikën e jashtme mes dy vendeve.

Gjatë një takimi zyrtar me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, Konjufca u shpreh se takimet mes dy palëve janë “vëllazërore, të rregullta dhe të përhershme”, duke nënvizuar se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat objektiva shtetërore dhe kombëtare.

“Takimet tona gjithmonë janë vëllazërore, së pari. Takimet tona janë të rregullta dhe të përhershme. Me shtetin shqiptar ne kemi komunikim të vazhdueshëm lidhur me objektivat tona të përbashkëta shtetërore e kombëtare. Të koordinosh politikën e jashtme mes dy shteteve si Kosova dhe Shqipëria është gjëja më e lehtë sepse ne përfaqësojmë interesat e të njëjtit komb, prandaj edhe politika jonë e jashtme është një politikë e jashtme unike. Orientimet strategjike ka vlerat perëndimore dhe rruga euroatlantike është përcaktim i kombit shqiptar dhe në këtë rrugëtim vendet tona janë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës. E shfrytëzoj rastin ta përgëzoj ministrin për arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Tash, në ditët e sotme, situata ka ndryshuar prej 10 viteve më përpara, pikërisht për shkak të transformimeve të mëdha të Republikës së Shqipërisë”, tha Konjufca.

Hidromorava

Konjufca vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke përgëzuar autoritetet shqiptare për arritjet e deritanishme. Ai u shpreh se sipas vlerësimeve që, siç tha ai, vijnë edhe nga zyrtarë evropianë, Shqipëria ndodhet pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mund të bëhet pjesë e tij brenda dy deri në tre vjet.

“Të gjithë zyrtarët edhe evropianë, të cilët po i takoj edhe vetë, po thonë që Shqipëria është e dyta në radhë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një arritje shumë e madhe, zoti ministër, të përgëzoj edhe ty sepse për shumë vite ke qenë edhe atje në kryeqytetin e Bashkimit Evropian dhe e ke bërë punën ashtu siç është më së miri. Në këto hapat e fundit jemi besimplotë që Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda dy apo tri vitesh. Kjo do të jetë një arritje historike jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kombin shqiptar, ashtu siç e kemi përshëndetur edhe siç ishte një hap gjigant edhe hyrja e Shqipërisë në NATO”, tha Konjufca.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.