United Hospital

Bashkëpunimi me Luginën është jetik për shqiptarët në përgjithësi

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN) në Gjilan, ka mbajtur të martën një debat me përfaqësues të institucioneve lokale nga komunat Preshevë e Bujanoc, ku është biseduar për bashkëpunimin ndërkufitar në nivel komunash, veçmas Gjilanit, Preshevës e Bujanocit, si dhe nevojën për shtrirjen e këtij bashkëpunimi në një rrafsh më të gjerë, duke përfshirë edhe komunat e banuara me shqiptarë përgjatë brezit kufitar në Maqedoni.

Kjo iniciativë është mirëpritur nga pjesëmarrësit, ndërkohë që janë diskutuar edhe çështje të tjera që ndërlidhen me aspekte të sigurisë, avancimin e mëtejmë të arsimit, në përgjithësi, si dhe aspekte nga fusha e kulturës e shumë të tjera.

Në këtë debat me përfaqësues të institucioneve shqiptare nga Lugina e Preshevës, të organizuar nga Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar në Gjilan, janë shprehur pakënaqësi me rezultatet e bashkëpunimit në nivel kombëtar.

Pjesëmarrësit kanë trajtuar çështje të shumta që ndërlidhen me aspekte të përgjithshme të bashkëpunimit të komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë me institucionet shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Ulqin.

Kushtrim Kadriu, kryesues i Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar, ka ngritur iniciativën për themelimin e këtij komisioni, ndërkohë që ka theksuar gatishmërinë për bashkëpunim mes këtyre komunave të brezit kufitar.

Kurse, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, ka vënë në spikamë rëndësinë e formimit të një trupe të përbashkët të institucioneve relevante të qendrave kryesore të hapësirës kombëtare, si Tiranë, Prishtinë, Shkup e Ulqin, me përfaqësim të përhershëm edhe nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Debatin e sotëm në Gjilan, ai e ka cilësuar me rëndësi të veçantë për avancimin e mëtejmë të shumë çështjeve.

Mobi Casa

Hasani ka thënë se bashkëpunimi me Gjilanin dhe Kamenicën, është jetik për shqiptarët në përgjithësi, veçmas për ata nga Lugina e Preshevës, duke nënvizuar nevojën e nxjerrjes së efekteve nga kjo iniciativë, drejt një bashkëpunim më të madh në të ardhmen.
Bashkëpunimin e ka mbështetur edhe nënkryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti. Ai ka theksuar se një iniciativë e tillë për bashkëpunim rajonal është e nevojshme, madje sipas tij, edhe e vonuar.

Mehmeti ka folur edhe për shqyrtimin e mundësive për zgjerimin e këtij bashkëpunimi me komunat e banuara me popullatë shqiptare përgjatë brezit kufitar me Republikën e Maqedonisë.

Në fund Sami Azemi, anëtar i Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar në Gjilan, pasi ka përshëndetur këtë nismë, të cilën e vlerësuar si shumë të rëndësishme, është shprehur i bindur se do të ketë edhe rezultate konkrete.

Ai ka shprehur besimin e tij se deputeti Hasani do të jetë zë i fuqishëm për të drejtat e përgjithshme të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe për shqetësimet e atyre që jetojnë në Gjilan si të zhvendosur.

Azemi po ashtu ka shfaqur bindjen se do të trajtohet edhe problemi që ka të bëjë me amnistinë e përgjithshme të ish-ushtarëve të UÇPMB-së, duke sugjeruar që kjo çështje të ngritët si shqetësim i përgjithshëm dhe kjo kategori të mos kenë frikë në shekullin XXI që të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Në këtë debat janë diskutuar edhe shumë çështje të tjera, veçmas ato që kishin të bënin me efikasitetin e veprimeve të mëtejme, për të cilat u tha se duhet të konkretizohen me efekte të prekshme, pasi vet shpërndarja e popullit shqiptar në disa shtete, imponon nevojën për themelimin e një trupe të përbashkët, që do të avanconte proceset e përgjithshme, krahas zhvillimeve bashkëkohore.

Pjesëmarrësit, po ashtu kanë folur edhe nevojën e avancimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës dhe të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.