Eko Higjiena

“Mos u lodh me fol…”, Haki Rugova i komenton Isa Mustafës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, i ka komentuar kryetarit të dorëhequr të kësaj partie, Isa Mustafës, raporton Express.

Në postimin ku Mustafa flet për dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të LDK’së, rrëzimin e Qeverisë Kurti, Kurtin dhe Osmanin, si dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vëmendje ka marrë komenti i Rugovës.

“Mos u lodh me fol e verteta eshte ajo qe po e flet”, ka qenë komenti i tij.

Ndryshe, Mustafa, përmes një reagimi të gjatë në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ ka shkruar për atë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe humbjen e thellë të partisë që e drejton.

Mobi Casa

Mustafa ka thënë se dorëheqje nga pozita e kryetarit ka dhënë si akt moral dhe jo si akt pendimi, meqë thotë se edhe po të kthehej mbrapa do ta drejtonte njëjtë LDK’në, duke ruajtur vlerat proevropiane, partneritetin me SHBA’të dhe qeverisjen pa skandale dhe korrupsion, shkruan Gazeta Express.

Ai thotë se do t’iu kërkonte falje qytetarëve nëse LDK’ja do të ndëshkohej se nuk ka qeverisur mirë apo me skandale, derisa thotë se do të ndihej i lehtësuar se po ta dinte se pse qytetarët e kanë ndëshkuar partinë e tij në këto zgjedhje.

“E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse???”, ka shkruar Mustafa tutje./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.