Mobi Casa

Një “Ekipë për Kosovën“

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Raif Ramabaja – Procesi i migrimit të kosovarëve jashtë vendit në kërkim të një “jete më të mirë“nuk është diçka e re për qytetarët e Kosovës. Me këtë çështje jemi ballafaquar vite me radhë me intensitet të ndryshëm. Para viteve 99-ta disi edhe mundemi të arsyetohemi, sepse njerëzit në shumicën e rasteve kanë migruar për shkak të presionit të regjimit të atëhershëm.

Por,tani 16 vite pas çlirimit, çka në të vërtetë i detyron qytetarët të dalin jashtë vendit-Kosovës ? Për të dhënë përgjigjeje të saktë, duhet një analizë e thellë, një studim dubioz nga ekspertet e profileve të ndryshme.

Ikja jashtë atdheut është një veprim afatshkurtër dhe të rinjtë duhet ta kuptojnë se kjo është ikje nga problemi. Çelësi është në dije dhe në atë që të mendojmë disa hapa përpara, të mendojmë në mënyrë afatgjate-strategjike. Ka kaluar koha kur është punuar pak e jetuar bukur mirë. Duhet t’ju përshtatemi rrethanave që na sjellë koha moderne.

Situata në Kosovë është vetëm një reflektim në pasqyre, sepse shteti jemi ne të gjithë qytetarët e sajë. Pa ne, Kosova është vetëm një territor-copë toke. Është shumë me rendësi ta kemi qëllimin e qartë. E të rinjtë, shpesh edhe dinë të bëjnë gabime, të cilat pastaj paraqitën si pengesa.

I porosisë të rinjtë që të krahasohen me vet vetën, e jo me të tjerët. Në qoftë se mendojnë se janë superior, atëherë e mbivlerësojnë vetën dhe e nënçmojnë palën tjetër. E në qoftë se mendojnë se dikush tjetër është më i mirë, atëherë e nënçmojnë vetën. Institucionet nuk janë të paprekshme, duhet vetëm me qenë këmbëngulës dhe i arsyeshëm. E vështirë kjo por, jo e pa mundur.

Një “Ekipë për Kosovën”

Çdo qytetar sot në Kosovë është i brengosur për situatën ekonomike në të cilën ndodhët vendi dhe për migrimin e të rinjve jashtë vendit. Por,shumë pak ose fare hiq nuk brengosen ata që paguhen dhe marrin paga po nga ata taksapagues-qytetarë. Njerëzit e rëndomtë më tepër i mundojnë padrejtësitë, humbja e besimit, humbja e shpresës për një të ardhme më të mirë, pasurimi marramendës i disa njerëzve brenda natës, korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe mosreagimi i duhur i shtetit ndaj këtyre dukurive negative, se sa vet gjendja ekonomike dhe papunësia.

Krizën ekonomike pra duhet ta bartim të gjithë, e jo si deri me tani,vetëm shtresa e mesme. Një grup njerëzish kanë bërë në mënyrë të paligjshme pasuri të madhe në kurriz të shumicës që kanë problem me jetën dhe ekzistencën normale. Edhe çka duhet me bë ata, e që organet kompetente të ndërmarrin masa?

Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk luftohet me fjalë boshe por, duhen iniciativa dhe masa konkrete ligjore. Po shpresojmë se kohëve të fundit diçka ka filluar, por kjo nuk mjafton. Kjo duhet me qenë luftë permanente. Jam i bindur se forcat progresive në Kosovë do ta fitojnë këtë luftë.

Të gjithë liderët e paraqesin si problem shumë të madh të Kosovës papunësinë e madhe. Por,një gjë duhet ta dinë se nuk ka punësim të qëndrueshëm pa zhvillim ekonomik. Administrata tani më është ngopur me numrin enormë të të punësuarve. Qeverinë e Kosovës, por edhe qeveritë komunale nuk i pengon sot as BE-ja, as FMN-ja, as Serbia dhe as shtetet fqinje që të angazhohen shumë më tepër në zhvillimin ekonomik të vendit. Për ngecje në zhvillimin ekonomik, fajin e ka Qeveria, organet lokale dhe vetë ne kosovarët. Siç dihet nga zyrtarët e Qeverisë është deklaruar rritja ekonomike për 3,6 % në vitin 2015 por, nuk kënaq struktura e Bruto Produktit Shoqëror (GDP), ne ende kemi debalans tepër të madh në raport eksport/import, kemi shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë.

UBT

Deri sa, për vite me radhë nga qeveritarët tanë kemi dëgjuar përsëritjen e fjalëve “zhvillim ekonomik”, ne kemi parë vetëm varfërinë drastike të vendit.

Andaj,është shumë e domosdoshme formimi i një Ekipe profesionale-mikse, e cila do të merret vetëm me problematikën e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Po ashtu edhe nëpër komuna është më se e nevojshme të formohen këto ekipe, e që duhet ta kenë përkrahjen e fuqishme të Qeverisë dhe të Komunës. Këto ekipe duhet t`i kenë të caktuara : detyrat e qarta, dinamikën, dhe përgjegjësitë me emër dhe mbiemër. Më mirë vonë se kurrë hiq.

Mashtrohemi në qoftë se mendojmë se kemi shumë kuadro që mund të na nxjerrin nga kjo situatë. Ne kemi shumë strategji të mira të cilat nuk janë zbatuar fare në praktikë. Për zbatimin e disave nuk ka edhe vullnet politik, sepse prekin interesat e shefave.

Krijuesi i teorisë moderne të menaxhmentit strategjik, Prof.dr. Isak Adizhes (Ichak Adizes), mendon se vendimet duhet të mirën në mënyrën më demokratike,me pjesëmarrjen e sa më shumë akterëve, por, ato duhet zbatuar në mënyrë “diktatoriale”. E, të mira janë vetëm ato vendime-strategji që zbatohen në praktikë.

Të prodhojmë kuadro për ekonomi,të eksportojmë prodhime vendore e jo kuadra. Disa fakultete po lavdërohen se studentët e tyre po shkojnë jashtë vendit. Por,nga aspekti ekonomik ato janë humbës klasik. Ikja e njerëzve për arsimin e të cilëve shteti ka investuar para, është humbje e pastër.

Ne nuk po dimë t’i shfrytëzojmë përvojat e shteteve fqinje,të cilat me sukses dhe pa trauma e kanë kaluar procesin e tranzicionit.

Sot,patriot është ai që di të zhvillojë ekonominë e vendit,të rritë punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve. Patriot është edhe ai që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar por, pa u korruptuar vet. Patriot është ai që ndërton ura bashkëpunimi mes popujve dhe shteteve pa e dëmtuar interesin e Kosovës. Patriot është edhe ai që e zbaton ligjin pa dallim dhe në mënyrë të barabartë ndaj të gjithëve. Patriot është ai që nuk e vjedhë shtetin dhe nuk e gënjen popullin apo institucionet për interesa personale. Patriot është edhe ai që të gjithë të korruptuarit nga politika, në shërbime publike, arsim, shëndetësi apo agjenci të ndryshme i qetë para drejtësisë.

Por, patriot është edhe ai që ja dinë “hallin vetit” dhe nuk pranon të kryejë detyra për të cilat nuk është i aftë dhe profesional t’i kryej.

Vallë, po ku t`i gjejmë dhe si t`i përzgjedhim këta burra apo gra sot në
Kosovë ?/rajonipress/