ARKATANA

Haradinaj: S’isha i përfshirë në rastin ‘Kumanova’, akuzat janë shpifje ordinere

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

​Akuzat e Ministrit të Brendshëm të Maqedonisë se prapa ngjarjeve në Kumanovë, qëndron Ramush Haradinaj me njerëzit e tij, AAK i ka quajtur shpifje ordinere të elementëve kriminalë të Qeverisë së Shkupit.

“Haradinaj e askush nga njerëzit e tij, s’ka pasur asnjë lidhje as me Kumanovën e as me ngjarjet tjera të kësaj natyre, të cilat janë sponosorizuar nga vetë qarqet politike kriminale të Shkupit, kjo me qëllim të amistimit të veprimeve kriminale që i kanë ndërmarrë vet”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

FIDANISHTJA

Kosova, sipas AAK-së, ka marrëdhënie të mira me Maqedoninë dhe është e interesuar të zhvilloje fqinjësi të mirë, por deklarata të tilla të pavërteta dhe nxitëse, janë në kundërshtim me fqinjinë e mirë.

“Prandaj Qeveria e Shkupit duhet të distancohet nga deklaratat e Ministrit të vet, sepse ajo e di më mirë se askush tjetër se kush qëndron prapa ngjarjeve në Kumanovë dhe zhvillimet atje, t’i emërtojë me emrin që kanë!”, thuhet më tej nga AAK, teksa i bëjnë thirrje edhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që të distancohet nga shpifjet e Ministrit të Brendshëm Maqedonas, dhe të mos bëjë sehir, por ta zbardhin skenarin e Kumanovës dhe rolin që kishin në këto ngjarje segmentë kriminalë të pushtetit në Shkup./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.