ARKATANA

Isufi i VV: Mungesa e kryetarit reflekton në punën e drejtorive

/ 9 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Edhe më tutje si në vitin paraprak seancat e Kuvendit të Komunës po mbahen pa të parin e Komunës Kryetarin, i cili është përgjegjësi kryesor për mënyrën e qeverisjen në komunën tonë ka thënë Nevzad Isufi i VV.

Si edhe herë të tjera edhe kësaj radhe unë si përfaqësues i grupit të anëtarëve të Kuvendit që përfaqësoj, pra Lëvizjen Vetëvendosje, i jam përgjigjur kërkesës suaj, me qëllim të dhënies shkurtimisht e përgjithësisht të një vlerësimi tonë për punën e deritashme, pra të punës së Kuvendit e të qeverisjes komunale gjatë këtyre 5 muajve të vitit 2016 ka thënë në një konferencë shtypi Nevzad Isufi i VV.

Pra, shikuar në përgjithësi deri në këtë kohë Kuvendi ka përmbushur planin sa i përket numrit të paraparë të seancave, ashtu si edhe në vitet paraprake që kemi arritur të mbajmë të gjithë numrin e seancave të parapara si të obligueshme.

Edhe më tutje si në vitin paraprak seancat e Kuvendit të Komunës po mbahen pa të parin e Komunës Kryetarin , i cili është përgjegjësi kryesor për mënyrën e qeverisjen në komunën tonë.

Ne anëtarëve të Kuvendit, sidomos neve të opozitës, por besoj as për qytetarët nuk është dhënë ndonjë arsye bindëse për mungesat e tij. Mendojmë që këto mungesa të mëdha kanë reflektim në punën e drejtorive. Për këtë arsye mos përgjigjet në pyetjet tona, si anëtarë të Kuvendit kanë arritur në një numër të madh sa është vështirë për të qenë i saktë me shifra.

Deri më tash ne nuk e kemi parë një qëndrim ngulmues të Kryetarit ndaj drejtorëve të tij, për t’i shtyrë ata që të qenë më koherent, më të përpiktë e më efikas në dhënien e përgjigjeve të anëtarëve të Kuvendit. Madje edhe kur këtë e ka bërë është dukur më tepër sugjeruese se sa detyruese.

Kohëve të fundit ne e shohim se një reflektim i mungesës së Kryetarit të Komunës, si ndikim indirekt ka ndikuar edhe në Kuvend, përkatësisht edhe në mënyrën e kryesimit të Kuvendit, gjë që ka zgjuar edhe reagimin tonë, por edhe të pjesës tjetër të opozitës. E forma e këtij reagimi besoj se tashmë e njohur edhe për ju. E gjithë kjo nuk ka se si të mos ndikojë edhe në punën e përgjithshme të Kuvendit.

Ky Kuvend nuk mund rezultoj me punë të suksesshme, nëse të gjitha hallkat e saj nuk luajnë mirë rolin e vet, gjithnjë sipas ligjeve e rregulloreve të miratuara nga vet ne.
Vlerësimi i aktivitetit të Kuvendit të Komunës së Gjilanit për periudhën janar-maj 2016
Gjatë periudhës 5 mujore ose janar-maj 2016, Kuvendi i Komunës ka mbajtur 5 mbledhë je të cilat janë shqyrtuar gjithsejtë 35 çështje.

Çështjet e shqyrtuara i takojnë fushave në vazhdim të kompetencave të Komunës:
* Financa dhe buxhet rreth 14
* Urbanizëm dhe planifikim hapësinor rreth 7
* Pronë 3 -4
* Siguri-mbrojtje 4
* Arsim 3
* Kulturë 1
* Prokurim 1
* Informim, transparencë 1
* Të tjera diku 5-6

Prej gjithsejtë 14 vendimeve nga fusha e financave, 8 vendime janë për ndarjen e subvencioneve klubeve lokale nga të gjitha lëmitë e sporteve dhe 3 vendim janë për ndarjen e subvencioneve humanitare.

Realizimi i planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2016
Plani vjetor i punës së Kuvendit të komunës për vitin 2016 është miratuar në seancën e dhjetorit të vitit 2015.

Mobi Casa

Me rastin e vlerësimit të procedurës së miratimit të planit, përmbajtjes dhe realizimit të tij në periudhën janar-prill 2016 janë konstatuar këto gjetje:
1. Plani vjetor i punës së Kuvendit të komunës për vitin 2016 përmban gjithsejtë 35 çështje.
2. sipas lëmive të administratës. Çështjet e përmbajtura i takojnë :
* Financave dhe buxhetit 9
* Arsimi 3
* Shërbime publike 12

Prej tyre 8 çështje i takojnë raporteve vjetore ose periodikut të punës jo obligative të Ndërmarrjes “Ekohigjiena” dhe ndërmarrjes Stacioni i autobusëve.
* Prokurimit 1
* Urbanizmi dhe planifikimi hapësinor 4
3. Për muajt shkurt, mars. Prill, maj, korrik, shtator, tetor, nëntor, gati në secilën muaj janë paraparë trajtimi I dy çështjeve të formuluara në mënyrë të përgjithësuar siç janë:
1. Miratimi i akteve të përgjithshme sipas nevojës, siç janë; Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale. Formulimet e tilla të përgjithësuara janë të papranueshme.
4. Vlerësimi ynë është se edhe ky plan vjetor i punës së Kuvendit të Komunës si dhe planet vjetore të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2014 dhe 2015, sipas përmbajtjes së tyre janë të varfër, sepse nuk përmbajnë çështje të rëndësishme për jetën e qytetarëve të komunës.
5. Në seancat e Kuvendit të Komunës, prej 19 çështjeve të përfshira në planin vjetor të punës së Kuvendit janë shqyrtuar vetëm 14 çështje.
6. Gjatë shqyrtimit dhe miratimit të projekt planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2016 nuk është respektuar procedura e shqyrtimit dhe miratimit.
7. KPF si sponsorizues, fare nuk është përfshirë në shqyrtimin e këtij plani.
8. Komitetit dhe komisionet përkatëse të Kuvendit të Komunës, numri i të cilave është 13-14, fare nuk e kanë shqyrtuar përgatitjen e planit të Kuvendit dhe kjo praktikë e përhershme është trashëguar nga e kaluara.
9. Për projekt-planin e punës së Kuvendit nuk është organizuar asnjë debat me qytetarë dhe shoqërinë civile. Në fund të fundit të gjitha çështjet që shtrohen për debat duhet të jenë të lidhura me interesat e qytetarëve, pse të mos jenë edhe ata debutues, propozues e pjesëmarrës edhe në planin e punës së Kuvendit. Prandaj ne si opozitë kemi pasur edhe vërejtje konkrete që në këtë plan nuk janë futur shumë çështje që kanë të bëjnë me administratën e përgjithshme, rinin sportin, inspeksionin, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, bujqësinë, pylltarinë, informimin, auditimin, integrimet evropiane etj. Prandaj është mendim ynë që gjithë përfshirja e qytetarëve në këtë lloj diskutimi do të mund të nxirrte edh çështje të tjera që nuk janë paraparë, siç përmenda më lartë.
10. Edhe pse ka kaluar muaji i pestë Komiteti për Politikë dhe Financa nuk e ka shtruar për shqyrtim realizimin e planit vjetor të Kuvendit për vitin 2016.
11. Për periudhën 5 mujore të vitit 2016, nga 25 çështje të parapara për t’u shqyrtuar, diku vetëm 16 prej tyre janë shqyrtuar.

Puna e Kuvendit të Komunës në një masë të madhe varet edhe nga puna e trupave të tij siç janë Komitetet.

Kështu Komitetit i Arsimit gjatë kësaj periudhe 5 mujore ka mbajtur 5 mbledhje, në të cilat ka shqyrtuar rreth 12-13 çështje nga kompetenca e tij. Është mirë që ky komitet ka planin e punës për vitin 2016, i cili ka 28-29 pika, por nuk ka specifikuar afatet dhe përgjegjësitë e përmbushjes, duke theksuar se objektivisht rekomandimet e tij i ka në formë të këshillave. Nga ajo që në kemi parë deri tash qoftë përmes përfaqësuesit tonë në këtë Komitet, qoftë përmes asaj që është paraqitur në Kuvend, ky komitet ka bërë raport pune për kuvend, ka plan pune për vitin 2016, por mungojnë afatet e trajtimit të këtyre përmbajtjeve.

Disa nga rekomandimet e këtij Komiteti janë aprovuar në Kuvend siç janë; ndalimi i shfrytëzimi i sallave të edukatës fizike e hapësirave shkollore jashtë plan programit mësimor, stimulimi me shpërblim për nxënësit që garojnë në garat e diturisë. Pozitive është që në punimet e këtij komiteti është shtruar si pikë e veçantë në fillim pyetje e përgjigje, e jo si në të kaluarën kur këto janë bërë në pikën në të ndryshme, pra në fund.
Në këtë komitet janë shqyrtuar edhe informatat për nismat në arsim për vitin 2015-2106, informata për ekskursionin e nxënësve për vitin 2015, diskutimi lidhur me procesin e hartimit të rregulloreve të ndryshme për arsim, diskutimi lidhur me dukuritë negative në shkolla, informatë për vizitën e DKA-së në Turqi etj.

Të gjitha këto fusha të cilat janë përmendur e shqyrtuar në Komitetin e Arsimit, tregon për probleme të theksuara e që është dashur të trajtohen më seriozisht edhe në KPF e Kuvend dhe të kemi rekomandime vepruese për Drejtorinë e Arsimit.

Përkundër faktit që nga periudha e pasluftës ndahen bursa për nxënës e studentë, nuk kemi Rregullore për ndarjen e bursave.

Duhet të kemi kritere të çarta rreth punësimit në arsim, por edhe t’i përmbahemi atyre. Duhet të ketë më tepër transparencë, për konkurset, mos të kemi anulime dhe vonesa të theksuara në realizimin e tyre.

Mendojmë që projektet për hapësirat shkollore, për inverntarin, për realizimin më të mirë e më efikas të punës praktike, për pajisjet kabinetike të shkollave, ende nuk e kanë vëmendjen e duhur nga DKA dhe institucionet e Komunës.

Si opozitë kemi vërejtjet tona për shumë çështje dhe si të tilla i kemi kthyer edhe në formë të rekomandimeve për Kuvend, por pozita për kundër insistimit tonë të vazhdueshëm, në dy tri seanca nuk i ka pranuar, ndërsa në seancën e fundit të KPF-ës, si ka shqyrtuar fare, por vetëm i ka hedhë poshtë me votim, natyrisht vetëm me anëtarët e pozitës. Për të mos u marrë kohë, të njëjtat po ua jap të shkruara ka thënë Nevzad Isufi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.