Fillojnë punimet intensive për të përmbyllur objektin e ri të Komunës
Kamenicë – Begzad Sinani i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka vizituar punimet në përmbylljen e objektit të ri të komunës.
Sinani pasi ka parë punimet nga afër është shprehur i bindur se ato do të kryhen shpejt dhe se objekti i komunës do të përfundojë me kohë.
“Zyrtarisht fillojnë punimet intensive lidhur me përfundimin – përmbylljen e Objektit të Ri të Komunës. Ne jemi të përkushtuar në realizimin e premtimeve të dhëna” ka shkruar Sinani./rajonipress/


