Partia e Drejtësisë dega në Viti ju uron qytetarëve muajin e Ramazanit
Viti – Partia e Drejtësisë dega në Viti ju uron gjithë myslimanëve ketë muaj të shenjtë të Ramazanit. Është ky muaji i rëndësishëm për besimtarët myslimanë. Është ky muaj i obliguar për të agjëruar ndërsa netët t’i ngjallim me namaz, Adhurim dhe lutje. Rëndësia e këtij muaji është e madhe edhe për shkak të asaj se ai është muaji i ngjarjeve më madhështore që ka përjetuar njerëzimi ndonjëherë, ai është muaji kur Kur’ani Famëlartë filloi të shpallej, ky Libër që udhëzon në atë që është më e drejta dhe më e qëlluara ka thënë Edon Selmani Sekretar i Partisë së Drejtësisë në Viti.
Ramazani është muaj i dashur edhe për shkak të dimensioneve sociale që ka. Ai është një muaj që afron zemrat dhe shton dashurin mes vete dhe i pastron ato, sikur që bën që besimtari të jetë më afër vëllait të tij se kurdoherë më parë.
Duke parë dhunën dhe konfliktet e tepruara gjithandej globit lusim Zotin fuqiplotë, krijuesin dhe mbikëqyrësin e qiejve dhe të tokës, të kursej gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe t`i zbus zemrat ashtu që njerëzit të pendohen.
Në fund, më lejoni që në emër të Partisë së Drejtësisë t’iu uroj të gjithë juve, vëllezër dhe motra, kudo që jeni brenda dhe jashtë vendit. Do të doja të veçoj diasporën tonë, ata që krahas vuajtjes së urisë dhe etjes kanë edhe vuajtjet e mërgimit. Zoti ua shtoftë të mirat dhe ua lehtësoftë përballimin e agjërimit ka shkruar Edon Selmani Sekretar i Partisë së Drejtësisë në Viti./rajonipress/


