United Hospital

Haziri viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar muajin e shenjtë të Ramazanit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan, ku është pritur nga kryetari Naim Aliu, anëtari i kryesisë Ilmi Krasniqi, dhe bashkëpunëtorët Agim Hyseni e Iljaz Musatafa.

Kryetari Haziri me këtë rast ka uruar kryetarin Aliu për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe të gjithë besimtarët myslimanë.

“Uroj që sakrifica, toleranca dhe solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjithashtu, uroj që edhe këtë vit, muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar Zotit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri ka theksuar Komuna e Gjilanit do të ketë kujdesin e veçantë në koordinim të aktiviteteve të veta zyrtare gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit.

FIDANISHTJA

Nga ana e tij, kreu i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar në koordinim të aktiviteteve.

Ai tha se synimi i muajit të Ramazanit është edhe pastrimi i shpirtrave nga urrejtja, xhelozia, egoizmi, pangopësia, dhe të gjitha veprat e liga.

“Agjërimi besimtarët i ngrit në shkallë të lartë të devotshmërisë duke i udhëzuar në vepra të mira, solidaritet mes njerëzve, respekt ndaj njëri tjetrit, duke e forcuar bindjen se vlera e njeriut si krijesë është e njëjtë pavarësisht pozitën, vendin dhe ngjyrën”, ka thënë Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.