Haliti uron besimtarët, Vitia e njohur për bashkëjetesë e tolerancë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të shenjët të Ramazanit.
Në urim thuhet: “Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë, në veçanti besimtarë myslimanë shqiptarë kudo që gjendeni. Kam nderin që sot si Kryetari i kësaj komune të ju uroj juve fillimin e këtij muaji të shenjët, muaj ky që përmes agjërimit dhe veprave të mira lidhë njeriun me krijuesin e tij, por edhe siguron paqe dhe bashkëjetesë midis nesh. Komuna jonë gjithmonë ka qenë e njohur për bashkëjetesë dhe tolerancë duke shtrirë dorën njerëzve që kanë nevojë. “thuhet ndër tjerash në urimin e Halitit./rajonipress/

