ARKATANA

Selver Lenjani humb shpresat në politikanët kosovar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kur po shoh se çka po bëjnë këta politikanë të pozitës e opozitës për kufirin me Malin e Zi, po i humbi të gjitha shpresat se kjo garniturë e klasës politike mund të merret seriozisht me problemin e Karaqevës. Pavarësisht neglizhencës së tyre dhe injorimit total që i kanë bërë çështjes së Karaqevës ne do të vazhdojmë ta mbrojmë çdo pëllëmbë të kufirit të Kosovës shprehet Selver Lenjani.

Selver Lenjani është zhgënjyer në maksimum në klasën politike kosovare e cila sipas sjelljeve të tyre të fundit rreth demarkacionit me Malin e Zi, jep pak shpresa se ata mund ta trajtojnë seriozisht kufirin dhe problemet disa vjeçare që i kemi me Serbinë raporton rajonipress.

Mobi Casa

Lenjani tha për rajonipress se është zhgënjyer edhe në pozitën edhe në opozitën sepse asnjëra palë nuk janë treguar të vëmendshme dhe të paktën të krijojnë një qasje më serioze karshi halleve dhe pasigurisë që kemi në Karaqevë. “Kjo garniturë definitivisht i ka quar duart nga Karaqeva sepse problemi me Malin e Zi është periferik krahasuar me Karaqevën. Këtu na është vjedhur dhe rrëmbyer toka e Kosovës e cila me shekuj ishte e Kosovës. Ne hartat i kemi origjinale dhe në favor tonin, por janë disa vendime që janë marrë në Kumanovë e të cilat fatkeqësisht i ka shfrytëzuar në maksimum Serbia” shprehet Lenjani.

Lenjani megjithatë është këmbëngulës në të drejtat e banorëve të Karaqevës për të jetuar të lirë dhe pa praninë e xhandarmërisë serbe. “Për ne ende s`ka liri të plotë sepse jetojmë para xhandarmërisë serbe e cila është e armatosur deri në dhëmbë. Vullneti jonë është i madh dhe këmbëngulësia për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës nuk do shuhet kurrë, pavarësisht mos interesimit të politikanëve kosovarë” shprehet me ironi Selver Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.