Luta beson në suksesin e maturantëve gjilanas
Gjilan – Maturantët e Gjilanit sot iu nënshtruan sfidës së fundit të testit të arritshmërisë. Kjo është vendimtare për të ardhmen e tyre dhe përzgjedhjen e profesionit. Gjithçka shkoi mbarë, falë përgatitjeve nga ana e Komunës së Gjilanit ka shkruar Lutfi Haziri.
Haziri ka thënë se nuk kam dyshim në suksesin e maturantëve sepse Gjilani është bërë yrrnek për mbarë Kosovën sa i përket cilësisë së arsimit. “Po punojmë natë e ditë që t’iu krijojmë mundësi më të mira nxënësve, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke vendosur rend dhe rregull në shkollat tona. Po ashtu, nxënësit tanë po na bëjnë krenarë përditë me sukseset e jashtëzakonshme në garat kombëtare e ndërkombëtare. Arsimi është shtylla e një shoqërie të shëndoshë, prandaj po e ritheksoj se vazhdon të mbetet prioriteti i parë e qeverisë komunale” ka thënë Haziri./rajonipress/


