Fundamenti

Themelohet shkolla e mesme e lartë mikse në Roganë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Komisioni i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pas shqyrtimit të kërkesës dhe verifikimit të kushteve të objektit, infrastrukturës ka konstatuar dhe ka marrë vendimin për themelimin e shkollës së mesme të lartë në Roganë.

Kryetari i Komunës, Begzad Sinani së bashku me Drejtorin dhe stafin drejtorisë vizituan kolektivin e shkollës dhe i njoftuan me vendimin e marrë nga ministria përkatëse.

Mobi Casa

Sinani tha se pas një pune aktive të drejtorit të Arsimit sot morëm këtë vendim, viti i ri shkollor do të filloj në këtë shkollë me drejtor të ri dhe shkollë të re dhe të pavarësuar”./rajonipress/