Mobi Casa

Edhe në Gjilan shënohet dita ndërkombëtare e fëmijëve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Para fëmijëve me një fjalë përshëndetjeje dhe falënderimi është paraqitur edhe kryetarja e Kuvendit të Fëmijëve, Festina Kurteshi, e cila pos tjerash, ka dhënë mesazhin e bashkimit të të gjithë fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve në përgjithësi për jetë më të mirë, për harmoni, për ruajtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Fëmijëve dhe për përkrahje më të madhe drejt synimeve të përbashkëta.

Fëmijët e të gjitha moshave, nga shkolla dhe Institucione Parashkollore, duke kërkuar vëmendjen e prindërve, edukatorëve, qytetarëve, por edhe organeve shtetërore, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve mbuluan qendrën e qytetit me aktivitete.

Ata përmes aktiviteteve të shumta që kanë bërë në prezantimin e afiniteteve të shumta që kanë e me theks të veçantë në pikturë, vallëzim, këndim por edhe në fusha të tjera, duke bërë kështu që qendra e qytetit të gumëzhonte nga zëri i shumë fëmijëve Gjilanas.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka folur në emër të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri dhe ka uruar të gjithë fëmijët për këtë ditë të veçantë dhe me shumë rëndësi për të gjithë.

UBT

“Ky aktivitet dhe aktivitete të kësaj natyre përherë janë të përkrahura nga ana e kryetarit Haziri. Kjo është ditë e veçantë për ju fëmijë, sikur që e veçantë është edhe për të gjithë ne, kur kemi parasysh nivelin e lartë të ecjes tuaj përpara nëpër shtigjet e sukseseve. Urojmë që ju të vazhdoni më tutje me studime, ndërsa Komuna e Gjilanit, përherë do të jetë dora e fuqisë suaj në ecjen drejtë ndritjes profesionale dhe intelektuale”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ai ka potencuar se kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Para fëmijëve me një fjalë përshëndetjeje dhe falënderimi është paraqitur edhe kryetarja e Kuvendit të Fëmijëve, Festina Kurteshi, e cila pos tjerash, ka dhënë mesazhin e bashkimit të të gjithë fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve në përgjithësi për jetë më të mirë, për harmoni, për ruajtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Fëmijëve dhe për përkrahje më të madhe drejt synimeve të përbashkëta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.