UBT

Komuna e Vitisë ndau sot 88 laptop për shkollat e kesaj komune

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë së Arsimit, kanë ndarë sit 88 laptop për gjitha shkollat e komunës së Vitisë, përfshirë edhe Çerdhen e fëmijëve. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre laptopëve, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili mes tjerash ka theksuar se do të vazhdojnë si deri më tani, me investime në shkolla, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe rritjen e cilësisë për një mbarëvajtje sa më të mirë.

Gjithashtu, ai i ka falënderuar drejtorët e shkollave për përkushtimin në mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor, gjatë periudhës së pandemisë.

Uji Dea

Laptopët të cilët i’u ndan sot drejtorëve të shkollave, janë shpërndarë për shkollat varësisht nga proporcioni i numrit të nxënëse.

Po në kuadër të këtij projekti, për shkollat e komunës së Vitisë, javën e kaluar janë shpërndarë edhe 82 projektor./rajonipress/