Hidromorava

Këngëtarja nga Gjilani Ilire Ismajli përfaqësoi Shqipërinë në Turkvision në Turqi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Këngëtarja tani e dëshmuar nga Gjilani, Ilire Ismajli, me mjaft sukses ka prezantuar shtetin e Shqipërisë në Turkvision me këngën “Përsëri” e cila u prit mjaft mirë.

Në këtë program muzikor kanë marrë pjesë 25 shtete të cilat kanë përfaqësuar shtetet e tyre.

ARKATANA

Këngëtarja nga Gjilani, Ilire Ismajli, e cila po bën karrierë të bujshme në shtetin e Turqisë, është renditur në pozitën e 19-të, në një konkurrencë tejet të madhe.

Vetë këngëtarja Ismajli ka bërë të ditur se është mjaft e kënaqur me pozitën e saj në ranglistën e festivalit.
“Ishte një konkurrencë tejet e madhe, kënga ime ishte “Përsëri”, ishte një këngë mjaft ritmike por me anë të votimeve kemi marrë pikët. Ky festival Turkvision për shtetin e Turqisë është si Eurovisioni, i cili mbahet në Evropë. Kënga ime nga kritikët e muzikës është vlerësuar mjaft lart duke i hapur edhe më shumë dyert e karrierës sime në shtetin e Turqisë”, ka bërë të ditur këngëtarja nga Gjilani, Ilire Ismajli./rajonipress/