Eko Higjiena

Raporti i shërbimit sekret shqiptar: Qosja marksist-leninist, çmonte Shqipërinë pa kisha e xhami

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gazeta Shqiptare boton raportin sekret të ish­drejtorit të Institutit të Gjuhës dhe Historisë, profesor Androkli Kostallarit, drejtuar Komitetit Qendror të PPSH­së, lidhur me vizitën që bëri në Shqipëri, profesori i Universitetit të Prishtinës, Rexhep Qosja.

Sipas dokumentit, i cili publikohet për herë të parë dhe i plotë, akademiku nga Prishtina, i cili asokohe mbronte disertacionin me një punim shkencor mbi figurën e Asdrenit, i ka deklaruar kolegut të tij shqiptar, Androkli Kostallarit, se “studionte marksizëm­leninizmin dhe nuk kishte botëkuptim tjetër përpos atij marksist­leninist, se “vetëm socializmi do ta nxirrte Shqipërinë nga prapambetja e madhe”. Ai po ashtu çmonte Shqipërinë si vendi i parë në botë pa kisha e xhami.

Këto detaje jepen në raportin sekret, ku Qosja del tipik komunist, mbase i pabesueshëm për atë që deklarohet sot.

United Hospital

Në një interpretim thuhet se ato deklarata janë bërë nga Qosja si një haraç i paguar prej tij, për të përfituar lehtësira në punën e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri. Por, po të kemi parasysh vizitat e mjaft kolegëve të tjerë të tij në atë periudhë në Shqipëri (Idriz Ajeti, Hajrulla Gorani etj.), asnjë prej tyre nuk ka bërë deklarata të tilla. Njëjtë ndodh edhe me raportin e hartuar për aktorin e famshëm, Bekim Fehmiu.

Një gjë interesante që vihet re në dosje janë edhe disa poezi në dorëshkrim me autorë Jakup Çerajën dhe Agim Vincën, dy që ia kanë besuar krijimet e tyre Qosjes për t’i sjellë në Tiranë dhe për t’i botuar ato në ndonjë gazetë. Kjo porosi u krye, pasi poezia e Vincës u botua.

Vinca në atë kohë ishte frymëzuar nga “akti heroik” i 14­vjeçares Shkurte Pal Vata nga Dukagjini, e cila humbi jetën aksidentalisht teksa punonte si vullnetare në ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë­Fier. Dhe, kësisoj, ai ka shkruar një poezi (apo më saktë një poemë), për vajzën e ndjerë së cilës iu akordua titulli “Heroinë e Punës Socialiste”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.