UBT

Latife Vardari, profesionistja e suksesshme e Health Beauty në Suedi!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Tashmë ajo është një super talente dhe e vlerësuar me punën e saj jo vetëm nga klientela e sajë, por edhe ajo e huaj, sidomos në Suedi, atje ku jeton dhe punon. Po flasim për vajzën shqiptare Latife Vardarin dhe suksesin e saj në Health Beauty.

Latifja është e licensuar edhe për kurse në mjeshtërinë dhe artin për mbjellje të thonjve e vënie të qerpikëve. Latife Vardari 24 vjeçare që jeton dhe vepron në Suedi ajo është nga Kaqaniku. Ajo punon në spitalin e psikiatrisë dhe e ka përfunduar fakultetin 3 vjeçar të psikiatrisë.

Ka përfunduar edhe shkollën qe 1 vit për “Health-Beauty” për thonjë dhe qerpik, ku e ka marr edhe diplomën për këtë drejtim. Dëshira për tu dukur bukur, është e vjetër sa vet qytetërimi. Një dëshirë të tillë mund ta bëni realitet tek salloni me trajtim profesional të thonjëve dhe qerpikëve “Lati Naails“ në Suedi.

FIDANISHTJA

E veçantë e punës së Latife Vardarit është afërsia me klientët dhe besimi për punën që ajo bën. Tek salloni, “Lati Naails” klientët janë të të gjitha moshave. Ato që më së shumti frekuentojnë këtë sallon janë kryesisht gra dhe femra suedezë, Latifja tregon që Klientela e këtij salloni ka krijuar traditë, duke qenë besnike e një pune dhe përkushtimi maksimal që ofrohet nga salloni imë. Përjashtim nuk bëjnë as klientët nga nacionalitetet tjera, duke përfshirë edhe ato shqiptare.

Përkundër konkurrencës së fortë në këtë fushë, Latifja thotë se kjo nuk ka pasur ndikim në punën e saj. Kualiteti dhe puna profesionale ka bërë që ajo të këtë klientët të rregullt. “Lati Naails“, përveçse në Suedi shumë shpejt pritet ta hapë edhe degën në Kosovë. Jo vetëm që mbanë të njëjtin emër, por shërbimet dhe puna që ofrohet atje janë të standardit suedez.

Ajo që e bën edhe më të veçantë sallonin është profesionalizmi dhe puna që përdoren për artin e zbukurimeve të thonjëve. Për këtë përkujdeset vetë aj, e cila kohë pas kohe është atje për të ofruar përvojën dhe kualitetin me të cilin punon edhe në Suedi./rajonipress/