KKVITI

Kastrati takohet me udhëheqësit e projektit “AQH”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, si dhe u.d drejtorin e Qendrës Kryesore Familjare, Besim Beqiraj, kanë pritur në takim Udhëheqësin e projektit të “AQH”, Nicu Fota, si dhe zëvendës udhëheqësen e të njëjtit projekt, Qamile Ramadani.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me mundësitë më të mira të bashkëpunimit në mes të komunës dhe proektit “AQH”, për të ofruar shërbime sa më të mira shëndetësore për qytetarët.

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se është tejet falënderues për bashkëpunimin e ofruar ndaj komunës sonë, sepse pretendimi ynë është që të ofrojmë shërbime sa më cilësore dhe të lehta për qytetarë në shërbimet shëndetësore.
“Jam i lumtur për këtë bashkëpunim që po zhvillohet në komunën tonë. Si qeverisje gjithmonë kemi synuar krijimin dhe ofrimin e kushteve sa më të mira shëndetësore për qytetarët tanë. Falënderojmë projektin “AQH” si dhe qeverinë zvicerane që kanë zgjedhur Kamenicën për këtë projekt”, ka thënë Kastrati.

ARKATANA

Ndërkaq, drejtoresha Suna Zajmi-Krasniqi, tha se është shumë e lumtur që qytetarët tanë çdo ditë e më shumë po kanë mundësi të reja për marrjen e shërbimeve shëndetësore.

Ky projekt i cili do të realizohet në Komunën e Kamenicës financohet nga qeveria zvicerane dhe do të ndahet në tri faza: Fuqizimin e kapaciteteve të stafit profesional, fuqizimin menaxherial në rritjen e cilësisë së tyre si dhe fuqizimin e komunitetit në aspektin e informimit të tyre në lidhje me kujdesin shëndetësor dhe në aspektin e vendimmarrjes./rajonipress/