Amaneti i nënës Kosovare
Këto vargje u’a dedikoj me dhimbje e respekt të gjitha nënave e baballarëve tanë Kosovarë, për familjarët e zhdukur dhe të vrarë.
Biri im.
Sa herë të kthehësh nga parlamenti te shtëpia,
eja te varri im.
Edhe në më pastë zënë gjumi,
pashë gjirin që ta kam dhënë, të më zgjosh.
Dua, gjithçka të më tregosh.
Ç’bën qeveria?
Për, të vrarët, gratë e dhunuara
për kufomat e hedhura në bunar,
sa shumë krime na ka bërë Serbia.
Lotët, ende nuk më janë tharë.
Si është Kosova?
Mitrovicën, mos e kanë ndarë?
Ujmanin, kush e ka marr?
Ushtrinë çlirimtare, si e kam?
Me gjykatën speciale, problem kanë me pas!
Djemtë e Kosovës, nuk janë kriminel
por çlirimtar.
Deri sa kjo tokë të jetë e ndarë nga Shqypnia,
nuk jam e qetë,
se lufta kurrë nuk ka me u ndal.
Kur të vijë dita e të bashkohën,
Kosova dhe Shqypnia,
merre Jataganin me fishekë,
e të vishet nusja atë ditë,
me kostum kombëtarë,
dallamet e shaminë e kokës,
qëndisur me ar,
të festoj, e gjith Shqiptaria.
Edhe Gjergj Fishta si të ishte gjallë,
do të pendohej, për fjalën që e ka than.
Me lulkuqe në dorë, gjakun e dëshmorëve,
kurrë mos ta harrojmë,
është amaneti i im që e kam lanë,
o biri im.
Të kam djalë e më ke nanë!!!
Avdi Kqiku
25.11.2020


