Mobi Casa

Konjufca: Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me drejtësi, por politikë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Anëtari i kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se aktakuza e Gjykatës Speciale ka premisa politike ndaj Kosovës.

Fundamenti

“Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me drejtësi, por me politikë. Nëse e lexoni aktakuzën e shihni se ka premisa politike. Sjellja e qeverisë është e mjerueshme. Cfarë të bëjmë. Ti shkojmë mbrapa këtij kryeministri që po thotë se duhet vetëm të rrimë e të bëjmë sehir?. Jo kjo nuk është zgjidhja. Që të përballojë këtë Gjykatë Kosova, krejt çështja është që të përballemi me këtë gjykatë. Mënyra më e mirë është që të kemi një qeveri të fuqishme në aspektin kombëtar, në aspektin e legjitimitetit. Një qeverisje e cila e mbron sovranitetin e vendit”, tha ai. /GazetaExpress/