ARKATANA

Ramush Haradinaj kërkon zgjedhje të reja

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar zgjedhje të reja në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Kjo për shkak të një ngërçi politik në çështjen e postit të presidentit të shtetit. Partia që udhëheq Haradinajn e ka propozuar këtë të fundit për president të vendit. Por, nëese nuk arrihet një marrëveshje në mes të koaliconit qeverisës LDK-AAK-Nisma, Haradinaj thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. Aleanca e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje”, është shprehur Haradinaj.

Mobi Casa

“Ne vec kemi hy në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, shtoi Haradinaj në Klan.

Kujtojmë se aktakuza e konfirmuar për Hashim Thaçin, detyroi këtë të fundit të japë dorëheqje nga posti i presidentit.

Ushtrues detyre i këtij posti erdhi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani./Express/