Fundamenti

Kamer Zymberi nga Gjilani kërkon mbështetjen e shqiptarëve në qytetin Martigny të Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zgjedhjet komunale në shtetin Helvetik të Zvicrës çdo herë e më tepër po bëhen më interesante, pasi vazhdimisht mërgata shqiptare po kandidon në parlamentin Zvicran dhe në qytetet ku ata po jetojnë e veprojnë.

Kamer Zymberi nga Gjilani, një intelektual i dalluar i cili jeton e vepron në Zvicër ka fituar të drejtën të kandidojë për Këshillin e Përgjithshëm të Kuvendit Komunal të Martigny nga partia PLR, qytet i cili gjendet në kantonin e Valais.

Zymberi ka ftuar e gjithë mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që e njohin ta përkrahin duke e mbështetur me votën e tyre.

Eco Higjiena

Kamer Zymberi ka theksuar se do të jetë zë i fuqishëm në të gjitha aspektet e jetës së qytetarit.
“Do të jem një zë i fuqishëm për çdo shqiptarë dhe për çdo komunitet që jeton në qytetin Martigny, vota e tyre do të jetë për një jetë më të mirë dhe me perspektivë, andaj kërkoj nga të gjithë shqiptarët, familjarët dhe komuniteti i cili jeton në këtë qytet ta dhurojnë votën e tyre për ardhmërinë e familjeve të tyre”, ka bërë të ditur gjilanasi, Kamer Zymberi.

Dita e fundit e votimit do të jetë deri me 15 nëntor 2020.

Të gjithë ata që dëshirojnë ta votojnë Kamer Zymberin munden ta votojnë në këtë listë: Lista Nr.1 -PLR Nr.1.13-Kamer Zymberi./rajonipress/