Ndër viktimat e terrorit në Vjenë, edhe 20 vjeçari shqiptar
Burime të albinfo.ch nga familja e të ndjerit konfirmojnë këtë lajm, por nuk duan që t`u publikohet emri.
Njëri nga personat që vdiqën mbrëmë nga pasojat e sulmit terrorist në Vjenë është edhe N. V., një 20 vjeçar nga Veleshta e Strugës së Maqedonisë së Veriut.
Këtë njoftim e ka dhënë fillimisht portali nga Maqedonia “News33.tv”.
Ndërkohë, edhe burime të albinfo.ch nga familja e të ndjerit konfirmojnë këtë lajm, por nuk duan që t`u publikohet emri.
Dyshohet se 20 vjeçari ka ndërruar jetë pasi është qëlluar nga ana e terroristëve në momentin kur ka dalë nga një lokal për të pirë një cigare.


