AKV “Gjilani” përfaqësoj Kosovën në “Festivalin e Sazeve Korçë 2016″
Gjilan – AKV “GJILANI” ne ketë festival është paraqitur me, Potpuri këngësh te kombinuara nga te gjitha trevat shqiptare për ta begatuar sa me shume këtë ngjarje me rëndësi te veçantë te kombit, te interpretuara nga këngëtaret e AKV “GJILANI” : Qemajl Musliu, Vlora Bajrami, Nehat Ferati dhe Afrim Haziri, nen përcjelljen e orkestrës profesionale te udhëhequr nga Maestro, Murat Ismajli dhe aranzhimet e Burhan Azizi.
Nehat Ferati tha se Programi i paraqitur nga AKV GJILANI është pritur shumë ngrohtë dhe me entuziazëm nga publiku vendas dhe nga organizatorët.
Vlen të theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit “GJILANI” në këtë festival është realizuar në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona gjegjësisht Ministrive respektive.
Gjithashtu Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI” këto ditë do të udhëtoj për në Turqi-Izmir për ta përfaqësuar Kosovën në “Festivalin Ballkanik Izmir 2016″, AKV GJILANI , është përgatitur maksimalisht për paraqitje sa më të mirë me programet tona të larmishme krahas të gjitha vendeve të Ballkanit.
Për të marr pjesë në këtë Aktivitet shumë të rëndësishëm AKV “GJILANI” është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit me këtë rast u jemi shumë mirënjohës dhe shpresojmë që në të ardhmen përkrahja institucionale nuk do të mungoj tha kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, Nehat Ferati./rajonipress/


